Puthja e Robert Berishës me një nga konkurrentet e “Love Story” gjatë e emisionit, u komentua gjatë në rrjet. Pavarësisht se këngëtari deklaroi pak ditë më parë se nuk ka pasur më asnjë komunikim me Kleonën pas puthjes, ata janë rikthyer sërish në vëmendje pas situatave që krijuan së fundmi.

Konkurrentja ishte e ftuar në emisionin e Robert Berishës, ku nuk munguan provokimet ndaj njëri-tjetrit.

“Kjo Kleona më ka puthur në Love Story, ishin 20 goca aty dhe kjo doli më…”– tha këngëtari në nisje të intervistës.

Më tej gjatë emisionit Roberti pyeti Kleonën dhe Danielën, e cila ishte gjithashtu e ftuar, nëse kishin kryer ndonjëherë marrëdhënie seksuale me tre persona. Ndërkohë Kleon shprehu me humor se “vetëm me atë” do t’a bënte.

Biseda:

Robert Berisha: A kishit bërë treshe ndonjëherë?

Kleona & Daniela: Të gjithë e bëjnë, dyshe, treshe, katërshe.

Robert Berisha: Kush të pëlqen?

Kleona: Vetëm ti jeta ime… U pr*she kaq shpejt?

Roberti tha më herët se puthja ka qenë pjesë e shoW-t dhe se nuk e priste të ndodhte diçka e tillë. Sa i përket konkurrentes, sipas tij ajo ka nënshkruar një kontratë dhe puthja ka qenë me skenar.

“Ajo ka qenë një format që unë kam qenë i ftuar, unë isha një një farë mënyre juri, por normal është pjesë e showt. Shqipëria di t’i bëjë këto gjëra, të gjitha janë me skenarë. Edhe… vajzë e re, djalë i ri, single… edhe normal që se kam pritur që do të ndodhte ashtu. E ka bërë se ka nënshkruar kontratën edhe 100% ka qenë me skenar. Normal ajo e ka bërë atë gjë vetëm për show edhe s’jemi takuar asnjëherë më.”– tha ai.