Trupat ruse janë përpjekur të thyejnë linjat mbrojtëse të forcave ukrainase dhe të arrijnë kufijtë administrativë të rajonit lindor të Luhanskut, thotë ushtria e Ukrainës në raportin e saj të fundit të hënën në mëngjes.

“Rusët i kanë fokusuar përpjekjet e tyre drejt qytetit të Severodonetsk”, thotë Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Ai shton se “armiku” ka intensifikuar përdorimin e avionëve të tij për të shkatërruar infrastrukturën kritike të Ukrainës në fushën e operacioneve luftarake aktive.

Forcat e Ukrainës kanë zmbrapsur 11 sulme të armikut në lindje gjatë 24 orëve të fundit, shton raporti.