Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin nuk duhet ta mitizojë historinë zyrtare ruse si thjesht “shkatërrim të nazizmit”.

Duke folur në Muzeun Kombëtar të Ushtrisë në Chelsea, në jugperëndim të Londrës, Wallace tha se sot, që përkujtohet edhe dita e fitores mbi nazi-fashzmin, ”në Moskë duhet të jetë një ditë reflektimi dhe një ditë për të përkujtuar vuajtjet”.

”Është gjithashtu për fajin e Stalinit dhe gjeneralëve të tij, që Pakti i Mossulmimit i vitit 1939 lejoi nazistët dhe rusët të copëtonin Poloninë, përfshirë ekzekutimin gjakftohtë të oficerëve polakë në masakrën e Katinit në mars 1940”, theksoi ai.

”Në vitin 2020, presidenti Putin përmendi paktin famëkeq Molotov-Ribbentrop, në një nga fjalimet e tij të gjata, këtë here me rastin e 75-vjetorit të përfundimit të Luftës së Madhe Patriotike”, tha Wallace.

”Por, ai e la mënjanë këtë fakt, që pa forcat sovjetike të trajnonin dhe furnizonin trupat naziste. Putini i hedh poshtë të gjitha këto, duke argumentuar se pakti ishte një akt i pushtetit personal që në asnjë mënyrë nuk pasqyronte vullnetin e popullit sovjetik”, shtoi ai.