Presidenti kinez Xi Jinping shprehet se duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar që lufta në Ukrainë të kthehet në atë që ai e quan një “situatë të pamenaxhueshme”.
Konflikti nuk duhet të lejohet të zgjerohet apo intensifikohet, citohet të ketë thënë Xi Jinping nga media shtetërore.
Ai po fliste në një video-telefonatë me homologun e tij gjerman, kancelarin Olaf Scholz, të cilin sapo e pamë në një konferencë shtypi me presidentin francez.
Kina është përpjekur të shfaqet neutrale në konflikt deri më tani, duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore dhe duke refuzuar të kritikojë aleatin e saj Rusinë për pushtimin.