Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër për shkrimet në media lidhur me zgjedhjen e Kryesisë së re të Partisë Demokratike.

Manjani i cilëson ato si nepërka të Enkelejd Alibeajt dhe Lulzim Bashës, ndërsa deklaron se anëtarët e Kryesisë u zgjodhën nga votat e demokratëve dhe jo nga Sali Berisha.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, ai thotë se nepërkat po hedhin helmin e pushtetit për një debat që nuk na çon askund.

“Sinqerisht nuk e kuptoj këtë helmin me titull “ç’janë këto që u zgjodhën”?!

Janë të zgjedhur pra. Ç’duhet të jenë më shumë?!

Rregulli është kush merr më shumë vota mandatohet. Kaq e thjeshtë është.

Tani me kë e kanë helmin nërpërkat, rrogëtarët e përhershëm?! Me ato që janë zgjedhur apo me ato që i zgjodhën?!

Nëpërkat e AliBashës hedhin helmin e pushtetit nga shishja me logo “fajin e ka Saliu”.

Po vërtetë, ç’faj ka Saliu që demokratët votojnë dhe zgjedhin të që duan?!

Po të kishte në dorë t’i emëronte Saliu dhe nuk e bëri, do ta kuptoja llogjikën e helmit. Por kur mandatet i jep vota s’ka vend kjo llogjikë.

Nejse, por debati mbi personat nuk çon askund. Helmi ndaj tyre çon në greminë.

Askush në këtë botë nuk është perfekt, kjo vlen më së pari për ata që hedhin helm personal”, shkruan ish-ministri.