Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferraj ka propozuar në mbledhjen e sotme emrin e Leonard Demit si kandidat për President.
Demi ka qenë deputet i Partisë Demokratike nga viti 2005 deri në 2009.
Ai ishte gjithashtu ambasador i Shqipërisë në NATO gjatë kohës së qeverisjes së Ramës.
Ndërkohë deputeti i qarkut të Kukësit, Flamur Hoxha ka propozuar emrin e Arben Çejkut, ish ambasador i Shqipërisë në Maqedoni. Emri i tij është mbështetur edhe nga Zef Hila dhe Ramadan Lika.
Sakaq, deputeti i Korçës, Bledjon Nallbati ka propozuar si kandidat për President, emrin e ish-ministrit të Brendshëm dhe ish gjeneralin, Dritan Demirajn.
Burimet bëjnë të ditur se Kreshnik Çollaku ka propozuar emrat e Dashamir Shehit dhe Jorida Tabakut, ndërsa Sajmir Koreshi emrin e Visar Zhitit.
Emri i Dashamir Shehit është propozuar edhe nga Xhelal Mziu, i cili e ka pasuruar listën edhe me Rexhep Ukën dhe Halim Kosovën. Ndërsa Dhurata Çupi ka propozuar emrin e Princ Lekës.