Volodymyr Zelensky është fotografuar në krah të bashkëshortes së tij Olena, për herë të parë pas tre muajsh, që kur Rusia nisi luftën ndaj Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës dhe Zonja e Parë morën pjesë sot në funeralin e presidentit të parë të vendit në Kiev.
Çifti Zelensky dukeshin të qetë, por të rraskapitur ndërsa ecnin së bashku për të vendosur lule në mbi arkivolin e Leonid Kravchuk, i cili ishte presidenti i parë që udhëhoqi një Ukrainë të pavarur pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991. Ai vdiq në fundjavë, në mosha 88-vjeçare, pas një sëmundjeje që e mundonte prej shumë vitesh.
I veshur krejt në të zeza, ndryshe nga uniformës ushtarake, ata ecnin pranë njëri tjetrit me një pamje të akullt në fytyr, ndërsa Olena shihet me dorën grusht, sikur tenton t’i rezistojë dëshirës për t’i kapur dorën të shoqit.