Gennaro Gattuso mund të rikthehet të drejtojë një skuadër të Serie A. Alfredo Pedulla shkruan se bëhet fjalë për ekipin e Sampdorias.
Marco Giampaolo e shpëtoi skuadrën nga rënia në Serie B, por klubi mund të ndryshojë pronarë dhe ish-trajneri i Milanit rrezikon.
Pronarët potencialë preferojnë Gattuson për pankinën dhe priten zhvillimet e reja për të mësuar më shumë mbi këtë skenar.