Shtatë vende evropiane kanë rënë dakord të bëhen vende garante të sigurisë për Ukrainën, njofton zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyt.
Deklarata është bërë nga shefi i zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andrei Germak në një intervistë për RBC-Ukraine.
Megjithatë zyra e presidentit ukrainas shprehet se dëshiron që në grupin e vendeve garante të përfshihet edhe Kina me Indinë.
“Çdo vend ka historinë dhe politikën e tij. Sot mund të themi se do të donim të shihnim Kinën, Indinë edhe vende të tjera ndër garantuesit e sigurisë. Por, kjo varet nga pozicioni i këtyre vendeve. Deri më tani, Kina nuk e ka shprehur publikisht gatishmërinë e saj për bisedime të tilla. Sigurisht, ka kontakte,” tha thanë zëdhënësit e Volodymyr Zelenskyt.
Sipas zyrtarëve ukrainas partnerët strategjikë që tashmë kanë rënë dakord të bëhen garantues të sigurisë së Ukrainës janë Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania, Turqia, Polonia dhe Italia.