“Në Mariupol ekziston rreziku i një katastrofe epidemiologjike. Sistemi i kanalizimit nuk funksionon dhe të gjitha ujërat e zeza do të përfundojnë direkt në lumenj dhe det. Përveç katastrofës humanitare të krijuar nga pushtuesit, qyteti është në prag të shpërthimi i sëmundjeve infektive”. Kështu deklaroi në Telegram Petr Andriuschenko, këshilltari i kryetarit të bashkisë së Mariupolit.