Nga Eduard Zaloshnja
Gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare, humbën jetën nga aksidentet rrugore 75 qytetarë. Në të njëjtën periudhë pesë-mujore të një viti më parë humbën jetën 90 qytetarë nga aksidentet rrugore – një reduktim prej 17% brenda një viti.
Gjatë 5 muajve të parë të këtij viti, sipas të dhënave zyrtare, nga aksidentet rrugore u plagosën rëndë 76 qytetarë. Në të njëjtën periudhë 5-mujore të një viti më parë u plagosën rëndë 81 qytetarë nga aksidentet rrugore – një reduktim prej 6% brenda një viti.
Ndërkohë, ka patur një reduktim prej 12% të numrit të aksidenteve të regjistruara zyrtarisht gjatë 5- mujorit të parë.