Lushnjë – Një ngjarje e rëndë është shënuar në Lushnje, ku një vajzë 17-vjeçare ka goditur me thikë vëllanë e saj 18-vjeçar.

I plagosuri ndodhet në spital, ndërsa 17-vjeçarja bashkë me nënën e saj V.U 46-vjeçe janë vënë nën hetim nga policia.

Njoftimi i policisë:

Lushnjë – Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen V. U., 46 vjeçe, banuese në Lushnjë, dhe vajzën e saj të mitur 17 vjeçe.

Dyshohet se vajza e mitur ka goditur me mjet prerës vëllanë e saj, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, si edhe të dyja nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre në komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.