Shtatzënia është një kohë kur grave u kërkohet t’i kushtojnë më shumë vëmendje se zakonisht shëndetit, stilit të jetesës dhe dietës së tyre.

Sipas një studimi të ri, të botuar në International Journal of Epidemiology, pirja e sasive të moderuara të kafesë gjatë shtatzënisë ka shumë të ngjarë të mos kontribuojë në rezultate të tilla si lindjet e parakohshme apo abortet.

Autorët e këtij studimi përdorën një metodë të quajtur “Randomizimi Mendelian” (MR). Dr Gunn-Helen Moen , e cila udhëhoqi hulumtimin, shpjegoi për Medical News Today:

Ne përdorëm analizat gjenetike për të imituar një studim kontrolli të rastësishëm, duke përdorur tetë variante gjenetike të lidhura me konsumin e kafesë që parashikojnë sjelljen e një përdoruesi kafeje.

Prandaj, rezultatet e studimit sugjeruan që kafeja ka shumë të ngjarë të mos kontribuojë në aborte, lindje të vdekura ose lindje të parakohshme. Në vend të kësaj, u vu re se konsumimi i kafeinës mund të lidhej me një peshë më të lartë të lindjes së foshnjës.