Bora Zemani është përfolur vazhdimisht për raportin që ka pasur me aktorin, Donald Veshaj, me të cilin është rikthyer së fundmi. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht, fotot konfirmuan gjithçka.
Në puntatën e fundit të “Përputhen”, Bora dhe Arjani intervistuan njëri-tjetrin dhe opinionisti tërthorazi ia bëri një pyetje për Donaldin. Arjani e pyeti Borën nëse ka pasur raste kur e ka menduar situatën e saj teksa ishte duke e moderuar emisionin dhe ajo u përgjigj me ‘po’.
A ke menduar ndonjëherë për Donaldin gjatë emisionit?
Biseda:
Bora: Ky vit për mua nuk ka qenë shumë i thjeshtë, ka qenë shumë i ngarkuar…
Arjani: Ka qenë shumë i komplikuar
Bora: Po, por edhe nga shëndeti fiizik. Erdha në transmetim direkt pasi isha operuar. Kam patur imunitet të dobët, në janar u infektova me koronavirus.
Arjani: Operacione të trupit, operacione të zemrës, të shpirtit. Jam kurioz të të pyes kur diskutonim këtu në studio mbi takimet, situatat, ke patur ndonjë moment kur të kujtohej situata jote?
Bora: Edhe ka patur.