Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është takuar ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama dhe me ambasadorin amerikan në Serbi, Christopher R. Hill.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Abazoviç, i cili shprehet se gjatë këtij takimi, kanë diskutuar për nismën “Ballkani i Hapur”.
“Në margjinat e Open Balkan bisedë e këndshme me Edi Ramen dhe Christopher R. Hill. Të gjithë partnerët tanë më të rëndësishëm të politikës së jashtme janë këtu. Ballkani Perëndimor është një vend në BE. MNE si lider në integrim është gati të jetë shembull pozitiv në këtë proces”, ka thënë Abazoviç.
Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme, kryeministri Edi Rama është nisur drejt Ohrit, ku do të mbahet samiti i radhës i “Ballkanit të Hapur”. Me ftesë të Maqedonisë së Veriut, liderët e Ballkanit do të takohen në Ohër dhe pritet të nënshkruhen 4 marrëveshje të rëndësishme.