Adele mund të jetë në pritje të fëmijës së saj të dytë shkruajnë mediat e huaja. Shkak për këto lajme u bë deklarata e fundit e të dashurit të saj, Rich Paul. Në një intervistë të fundit për E! News, ai ka lënë të kuptohet se pret me padurim të bëhet sërish baba.

“Si baba i ri, ishte shumë e vështirë. Nëse do të kisha më shumë fëmijë, do të isha një baba ndryshe. Mezi pres të jem një baba ndryshe. Unë e vlerësoj përvojën që pata si baba shumë i ri, por gjithashtu mezi pres të jem një baba ndryshe, një baba më i duruar”, tha ai.

Paul, 40 vjeç , dhe Adele, 34 vjeç, e bënë lidhjen zyrtare në shtator 2021.

Adele ka një djalë me emrin Angelo nga martesa me Simon Konecki.