Fifi dhe Adis Patushi janë kthyer në një ndër çiftet më të dashur për publikun. Dyshja po jetojnë prej muajsh historinë e tyre të dashurisë dhe janë në çdo moment pranë njëri-tjetrit.
‘Adisi ka qenë i martuar, Adrola është yll, ti je e
Mirëpo, siç ka njerëz që i duan, ka dhe të tjerë që i dërgojnë Fifit mesazhe shumë dashakeqe rreth lidhjes së tyre. Këtë e ka treguar vetë këngëtarja në rrjete sociale, duke zbuluar se komentuesit kapen me faktin se Adisi ka qenë i martuar ose ka një fëmijë.
‘Adisi ka qenë i martuar, Adrola është yll, ti je e
Gjithashtu, ajo ka shtuar se ka ndjekës që e krahasojnë me Adrola Dushin. Fifi iu ka kthyer përgjigje të gjithëve, duke thënë mes të tjerash “Më lini të jetoj, më lini të ndihem njeri”. Ajo e ka bërë shumë të qartë se e respekton të shkuarën e partnerit, si djalin e tij ashtu dhe Adrolën.
“Sikur puna e mesazhit paraprak (Na ke lodhur me atë 50 vjeçar që ka fëmijë e mundohesh t’i mbetesh në dorë me zor) marr minimalisht 100 në ditë. Tmerr domethënë! Më keni lodhur…krahasimet e juaja nivel zero…opinionet një turp…shumica që komentojnë? Po, janë profile fallco që 99% janë njerëz që unë i njoh.
Adisi është baba dhe e ka një fëmijë? Po dhe do t’ia respektoj fëmijën si të jetë i imi, përndryshe do të thotë që nuk e dua njeriun që kam në krah.
Adisi ka qenë i martuar? Po ka qenë, po si kam ndarë unë shyqyr se e di shumë mirë çfarë do të ndodhte.
“Fifi ti po e poston shumë…nuk bën…turp…tmerr…lidhje që do zgjasë 2 muaj…mos e puth…hapi sytë o Adis shiko prej kujt në kë ke rënë…Fifi është k*rvë…Fifi është e shëmtuar…Fifi është e dështuar…Fifi është ktej Fifi andej…O Fif ç’do ti me këtë burrë të martuar…O Fif a nuk pate ndonjë djalë beqar po shkove e gjete me fëmijë”.
Aman merruni me jetën tuaj! Aman! Më lini të jetoj aman! Përtej këngës kam dhe unë një jetë. Dikush zgjedh ta bëjë publike, dikush jo. Unë kam treguar çdo gjë timen. E bëra…e ndava me ju…e hëngra…Bëra gabim? Trashanik! Por e bëra nëse nuk iu pëlqej më bëni bllok, po më lini të jetoj! Nëse e lëndoj dikë, nëse i bëj keq dikujt, nëse e fyej, nëse e dëmtoj dikë, nëse i hyj në haj dikujt, ju lutem të më varni, më turpëroni…por nuk po ju bëj gjë. Unë thjesht po jetoj. Më lini të ndihem njeri!
Adrola? Yll, pa diskutim. Dhe po, absolutisht një prej femrave më të bukura që më kanë parë sytë. Do e respektoj çdo ditë, jo vetëm si nënë e fëmijës së njeriut me të cilin po jetoj, por si grua, si vajzë, si shembullin më të mirë të një gruaje që punon dhe rrit krijesën më të shtrenjtë në botë. Të më shani? Ta shani? Bllok do keni”, ka shkruar Fifi.