Prej kohësh në media kanë qarkulluar lajme se Blero dhe Afrona i kanë dhënë fund martesës, ndonëse asnjëri prej tyre nuk e ka pranuar publikisht. Megjithatë, për këtë nuk ka më dyshime, madje Afrona e ka hequr dhe unazën e martesës.
Këtë e ka treguar vetë ajo, teksa ka publikuar në rrjete sociale një video ku vihet re qartë se unaza me diamant që Blero i kishte dhuruar, nuk është më aty.
Në rrjet aludohet se arsyeja e ndarjes së tyre të ketë qenë distanca, pasi Blero nuk ishte zhvendosur në Zvicër pranë partneres.