Një 18-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Chalkidiki të Greqisë si pasojë e një aksidenti me motor.
Motori me të cilin po udhëtonte humbi kontrollin, e si rrjedhojë doli nga rruga.
Përplasja ishte aq e fortë sa që shqiptari humbi jetën në vend, shkruajnë mediet helene.
Ndërkohë mësohet se drejtuesi i motorit, shtetas grek është lënduar.
Shqiptari ndodhej pas shokut të tij, hipur mbi motor kur mjeti doli nga rruga.
Pasi të dalë nga spitali ai do të arrestohet pasi drejtonte motorin pa leje drejtimi.
Aksidenti tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm (12 qershor) rreth orës 07:20.
Motori është përmbysur në kilometrin e 75 të rrugës nacionale Selanik – Ierissos .