Arbana Osmani po shijon ditët e fundit të pritjes së ëmbël. Moderatorja do të bëhet me vajzë, pas dy djemve.

Ajo i ka kursyer pozat me barkun e rrumbullakosur në rrjete sociale, por nuk i ka shpëtuar dot syrit të paparacëve. “Panorama.plus” ka siguruar disa foto të Arbanës me të ëmën në rrugët e Tiranës.

Moderatorja shihet e veshur me një fustan rozë të shkurtër, teksa të gjithë vëmendjen e ka marrë barku i rrumbullakosur.