Close up of male hands in bracelets behind back

Policia ka reaguar pas videos së publikuar nga emisioni “Piranjat” në ABC. Uniformat blu të kryeqytetit bëjnë me dije se kanë identifikuar dhe kapur autorin, i cili shfaqet duke torturuar një qen.

Mustafa Idrizi, 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili u shpall më herët në kërkim është shoqëruar në ambientet e Policisë, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Njoftimi i plotë:

Në lidhje me lajmin e dhënë ditën e sotme, i cili bën fjalë për një video të postuar në emisionin investigativ “Piranjat”, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin:

-M. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës”.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.