Në parashikimin e përjavshëm në “Rudina” në Tv Klan për shenjat e horoskopit, Meri Shehu shprehet se java do jetë e qetë, pa ngjarje të forta sepse po ndodhin tranzicione që duan kohën e tyre. Por asnjëra prej shenjave nuk ka marrë vlerësimin prej 5 yjesh këtë javë dhe disa prej tyre do iu duhet të presin për kalimin e Afërditës në Binjak. Gjithsesi, paraqitet një javë jo e lodhshme dhe e mirë, pa nxitime apo nevojë për të marrë vendime.
Meri Shehu: Kjo është një javë shumë e këndshme sepse Dielli do të futet në shenjën e Gaforres dhe do të thotë që vera po na pret krahëhapur, do ta ndiejmë ndjesinë dhe ajrin veror. Gjithmonë na thërret drejt detit, Gaforrja është shenjë e ujit, e nostalgjisë, familjes, femrës të cilat e shijojnë shumë verën, por edhe meshkujt nuk ngelen pas. Afërdita nga shenja e Demit, e cila ndodhej në një pozicion shumë të bukur vetëm se bënte disa lidhje jo të mira me Saturnin në Ujor, hyn në Binjak në fund të javës.
Kjo do të thotë që është më e mirë se Afërdita në Dem pasi është në një shenjë të dyfishtë, shenjë që jep dhe merr dyfish, në një shenjë ajri që nuk i merr gjërat shumë rëndë ose personale dhe nuk i vuan tragjeditë e një lidhjeje shumë të qëndrueshme, pasionante. Është e lirë, e pavarur, e këndshme dhe na jep ajrin e mirë të komunikimit. Afërdita në Dem është në shtëpinë e saj, por më të bukur se Afërdita në Binjak nuk ka.
Dashi – 2 yje
Dielli në Gaforre nuk bën një kombinim shumë të bukur me Dashin sepse e fut në një ambient ku energjinë e tij nuk e shpalos veçse brenda mureve të shtëpisë ose një ambienti të familjarizuar. Dashi këtë verë dëshiron të bërtasë shumë sepse Jupiteri e Marsi ndodhen në shenjën e tij, por futja direkt e Diellit në Gaforre i jep disa interesa më familjare e personale duke ia bllokuar pak energjinë. Megjithatë, komunikimi do të jetë shumë i mirë sepse Afërdita në Binjak në fund të javës do t’i japë avantazhe.
Demi – 3 yje
Afërdita do vazhdojë të jetë në Dem, por do bëjë katërkëndëshin me Saturnin që e lodh dhe streson. Nga fundi i javës Afërdita në Binjak i jep çlirim në çështjet ekonomike dhe kufizimin që i kishte vënë vetes për të qenë në rregull me të gjithë.
Binjakët – 1 yll
Duhet të presin gjithë javën derisa të hyjë Afërdita në shenjën e tyre për të marrë shkëlqimin. Do presin me vështirësi të hapen çështjet e punëve, prapaskenave, keqkuptimeve, lodhjes shpirtërore e fizike. Afërdita në shenjën e tyre do t’i japë sharmin që iu ka munguar dhe do i çlirojë nga pasiguritë.
Gaforrja – 4 yje
Dielli në shenjën e tyre nis të komandojë. Planetët mund të jenë në shenjat e tjera por kur hyn Dielli në një shenjë i jep gjithë sharmin dhe energjinë e mundshme. Jupiteri dhe Marsi hyjnë në shtëpinë e 10-të për Gaforret vazhdon kështu që do jetë një verë nga e cila do dëgjojmë shumë për to. Gaforret do marrin kurajën që të zbulojnë çfarë duan në të vërtetë dhe kjo është një nga dëshirat e tyre thelbësore ndaj marrin 4 yje.
Luani – 2 yje
Dielli në Gaforre nuk i lë të shkëlqejnë dhe duhet të presin Gushtin që të marrin stafetën. Luanët do jenë në periudhën parapërgatitore për të marrë revanshin në një çështje pune por duhet të kenë kujdes me shëndetin gjatë kësaj jave sepse ndihen pak të lodhur e të stresuar. Afërdita në Binjak do iu japë shumë avantazhe në shoqëri.
Virgjëresha – 3 yje
Hyrja e Afërditës në Binjak në fund të javës nis një periudhë më të mirë për talentin, hobin dhe publicitetin. Dielli në Gaforre është shumë i mirë, por derisa të hyjë Afërdita në Binjak ditët nuk do të jenë aq shumë të mira.
Peshorja – 2 yje
Do ketë Diellin në katërkëndësh me peshoren që nuk i jep energjinë e duhur, por në karrierë do ketë gjëra të mira, një triumf, një fitore.
Akrepi – 3 yje
Do udhëtojnë sepse Dielli në Gaforre i lidh me udhëtimet jashtë, kontakte, familjarizim ose lidhje personale me njerëz që jetojnë jashtë. Lidhjet personale që nuk kanë mundur t’i realizojnë ose afrojnë bëhen realitet dhe do kenë lidhje erotike jashtë vendit.
Shigjetari – 2 yje
Afërdita në Binjak del përballë Shigjetarëve dhe do jetë në kundërshtim. I jep më shumë prioritet të tjerëve, marrëdhënieve në çift, do iu duhet të jenë më të vëmendshëm në ekuilibrimin e disa situatave. Stafetën në fushën e ndjenjave dhe mundësive e marrin të tjerët për Shigjetarët ndaj ndodhen në këtë pozicion.
Bricjapi – 1 yll
Dielli në Gaforre nuk është në pozicion të mirë për ta, i kundërshton del përballë tyre. Do ndihen të lodhur, do kenë një antagonizëm të madh para ose një person të fuqishëm që iu vë kushte të fuqishme. Kundërshtarët do jenë në një pozicion më të fuqishëm se Bricjapët.
Ujori – 3 yje
Vazhdojnë të shkëlqejnë, por duhet të presin fundin e javës për t’u ngritur në dashuri, marrëdhëniet erotike. Afërdita në Binjak premton një verë shumë të këndshme. Do merren vetëm me gjërat e tyre duke iu larguar përgjegjësive për t’u marrë me punët e të tjerëve.
Peshqit – 4 yje
Peshqit dhe Gaforret janë më mirë në këtë periudhë. Dielli në Gaforre favorizon Peshqit sidomos në dashuri, një dashuri e madhe, një njeri i fuqishëm mund të hyjë në jetën e tyre. Kryesisht për femrat nis një periudhë me një lidhje të fuqishme ose admirim të madh për partnerin, një lidhje që iu plotëson shumë kërkesa dhe i bën shumë romantike. Një talent i tyre ose një mundësi e madhe lidhur me fëmijët do reklamohet.