Bajpasi i Vlorës është një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës kombëtare, me impakt në zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë së vendit.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky aks i ri panoramik i cili shmang trafikun brenda në qytetin e Vlorës dhe u mundëson udhëtarëve që nuk kanë destinacion Vlorën një udhëtim më komod dhe të shkurtër drejt rivierës Joniane.
“Mirëmëngjes në qiell me ngjyrë, bajpasi i Vlorës”, shprehet Balluku.
Bajpasi i Vlorës, pritet të hapet në javën e parë të korrikut dhe të jetë gati për sezonin turistik. Ai do të shkurtojë lëvizjen e mjeteve dhe do të nxisë zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale dhe sigurisht do t’u ofrojë udhëtarëve pamje nga më të bukurat drejt bregdetit të jugut .
Ky aks është një tjetër gur në gjerdanin infrastrukturës kombëtare, ndërkohë që puna vijon edhe në akse të tjera po kaq të rëndësishme.