Partizani ka barazuar 1-1 në miqësoren e luajtur në Slloveni ndaj Maribor. Takimi do kishte ritëm të lartë, por në fund skuadrat nuk shkuan më shumë se barazimi.

Goli i parë do vinte nga Partizani. Do ishte Ëngjëll Hoti që do zhbllokonte sfidën në minutën e 34-të. Pjesa e parë do përfundonte me shifrat e pandryshuara, pavarësisht rasteve.

Pjesa e dytë do niste në mënyrën më të mirë të mundshme për Mariborin. Brnic do vendoste ekuilibrat, falë një goditje të bukur me të djathtën.

Ekipi i Dritan Mehmetit po përgatitet për turin e parë të kualifikueseve të Conference League. Takimi i parë ndaj Saburtalo Tbilisi luhet me 7 korrik, ndërsa sfida e kthimit një javë më pas.