Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, muajve të fundit ka qenë në fokus të mediave rozë.
Krahas karrierës muzikore, artistja po vazhdon të komentohet për pjesëmarrjen e saj në Big Brother VIP dhe romancën jetëshkurtër me aktorin Donald Veshaj.
Menjëherë pas daljes nga shtëpia e famshme, Beatrix ka sjell disa projekt muzikore dhe një të tillë duket se do ta lansoj shumë shpejti.
Kështu ka lënë të kuptohet krijuesja e hitit “Faj” përmes disa postimeve në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, duke shkruar edhe një fjali e shkëputur nga kënga e re.
“Mos më prek, prek prek se..Këtë javë?”, ka shkruar Beatrix në disa statuse duke pyetur nëse të njëjtin duhet ta lansoj këtë javë, ndërsa ngjalli reagime nga fansat e saj të shumtë që presin me padurim një projekt të ri nga ajo.
Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë këngëtarja, e cila u tha se dy këngët e fundit nga ajo ishin dedikimi për Donaldin.
Kujtojmë që projekti i saj i fundit është “Ma shumë se ti” që erdhi në bashkëpunim me DJ Geek.