Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend dhe atë gjeopolitike, duke e ndalur theksin tek zhvillimet brenda Partisë Demorkatike dhe luftës Ukrainë-Rusi. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Ngjela zbuloi se Berisha u shpall “non grata” pas hetimeve nga FBI dhe CIA, ndërsa theksoi se Uashingtoni ka një mal me prova kundër tij. Madje, zoti Ngjela shtoi dhe renditi arsyet se përse fati i Berishës është në fije të perit.
-Zoti Ngjela, deputeti i Bundestagut gjerman Peter Bayer, deklaroi pak ditë më parë se Gjermania është në një linjë me amerikanët për shpalljet e politikanëve “non-grata”, duke i “mbyllur derën” ish-kryeministrit Sali Berisha dhe grupimit të drejtuar prej tij. Si e komentoni këtë deklaratë të tij?
Kjo është tani e njohur, sepse nuk ka mundësi që të jesh “non grata” në Amerikë, të kesh probleme me Amerikën dhe të mos kesh probleme me Bashkimin Evropian, kjo nuk ndodh sepse ato janë të lidhura. Kjo gjë pritej por çfarë kërkon Saliu që vazhdon lojën akoma në Shqipëri dhe mendon se do të marr pushtet. Saliu pushtetin e merr dot, por i bënë shumë dëm çështjes shqiptare në këto momente, në momentin kur ai nuk pranohet as në Uashtingon dhe as në Bruksel pse vazhdon luftën në Shqipëri, ku kërkon që ta çojë Shqipërinë ai në lindje?. Kjo është diçka që nuk mund të ndodh ndonjëherë.
-Mendoni se ish-kryeministri Sali Berisha është objekt hetimi nga FBI?
Në momentin që je shpallur person “non grata”, që FBI ka hetuar për ty ajo është një gjë që nuk diskutohet, por nëse FBI vazhdon aktualisht hetimin për këtë nuk kam informacione. Të gjitha aktet që merr State Departament ose ministritë e tjera në lidhje me “non gratën” dihet që i ka hetuar FBI, madje edhe CIA të dyja bashkë. Saliu nuk e ka aq të lehtë sa mendon.
-Sipas jush, a është i rrezikuar ish-kryeministri Sali Berisha nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)?
Sali Berisha do të rrezikohej nga SPAK nëse hetimi amerikan ka dërguar në SPAK një denoncim, pra nëse ata kanë bërë denoncim për të në SPAK atëherë është SPAK ai që duhet të merret. Në një çështje të tillë ose do të merret SPAK-u ose do të merret një gjykatë tjetër, pra duhet një gjykatë që të merret me këtë çështje, nëse janë mbledhur provat duhet që të çohen para një gjykate dhe më pas është gjykata ajo që i vlerëson, pastaj do të ketë akuzë kundër Saliut apo nuk do të ketë akuzë kundër tij ngelet për t’u parë. Historia e këtyre çështjeve është që në 90 për qind të rasteve këto shoqërohen me akuzë.
-A kanë amerikanët prova kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ky i fundit shpesh herë ka deklaruar se ata nuk kanë prova kundër tij?
Po pse amerikanët duhet që të punojnë pa prova, çfarë mund të kenë ndaj Berishës? Nëse nuk ke prova nuk të cenon njeri. Provat ata i kanë ndaj Berishës, por çështja është se do ti çojnë përpara një gjykate apo nuk do ti çojnë, unë mendoj se do ti çojnë para një gjykate dhe ajo do të jap një vendim, por për këtë duhet që të presim.
-Si e shihini çëshjtjen e Partisë Demokratike tani që ka shkuar në gjykatë. Sipas jush pse nuk po jep Gjykata e Apelit ende një vendim?
Sa kohë që Gjyakata e vonon marrjen e një vendimi, atëherë mensoj se do të ketë presione të mëdha dhe këto presione të mëdha mendoj se i bëhen nga njerzit e Saliut, por ne duhet që të kemi parasysh një gjë që ai vendim nëse merret, gjyqtarët rrezikojnë për vepër penale sepse Saliu nuk ka parti dhe ata që e kanë goditur në Gjykatën e Apelit, ata janë partia reale, ajo është partia e cila njihet sot nga gjykata. Nësoqftëse ty si parti nuk të njeh gjykata atëherë është e kot dhe ajo gjykata që njohu Saliun nuk e di çfarë gjykate është, por Partia Demokratike ligjore e atakoi, kurse gjykata është e detyruar që të respektojë ligjin nëse nuk e respekton ligjin atëherë bënë vepër penale.
-Nga ana tjetër, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk do ta njoh vendimin që do të marr Gjykata e Apelit dhe se nuk e njeh Enkelejd Alibeajn si kreun e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pas vendimit të Alibeajt për të ankimuar vendimin e Gjykatës, e cila njohu Kuvendin e 11 dhjetorit, ku Komisioni i Rithemelimit merr drejtimin e partisë?
Nuk ka fare rëndësi e njeh apo se njeh Saliu, rëndësi ka që e njeh apo jo shteti shqiptar dhe nuk të regjistron si parti. Pa një vendim gjykate nuk mund të jesh parti, ky është ligji, e pranon ligjin apo se pranon Saliu është tjetër gjë. Ku thua se njoh ligjin atëherë do të thotë se s’je normal.
-Tani doja të ndaleshim pak edhe tek e ardhmja e Partisë Demokratike, duke qenë se në këto momente ndodhet në krizë pasi ka përçarje brenda saj, si e shihni të ardhmen e kësaj partie?
Të paqartë. Nuk përçahet opozita për interesin e një njeriu, i cili është në fund të karrierës së tij. Është një dëm i madh që po i sjellin të djathtës në Shqipëri, Saliu nuk është i pavarur, por është duke i bërë një dëm të madh opozitës.
-Zoti Ngjela, po zgjedhjen e presidentit të ri Bajram Begaj në krye të shtetit si e shihni?
Ajo që besoj se është më e rëndësishme dhe që është në favor të çështjes shqiptare për Ballkanin Perëndimor është se ai ka qenë gjeneral, ka qenë shef i shtabit të ushtrisë, por edhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë dhe tani është president. Mos të harrojmë edhe një gjë se këtu në vendin tonë ka rreth 8 mijë trupa amerikan dhe të gjitha këto na japin mendimin që janë në favor të Shqipërisë dhe të shohim se si do të ecin ngjarjet.
-Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi hartën e re gjyqësore dhe i tha “po” mbylljes së gjykatave në vend. Si e shihni këtë vendim?
Mendoj se kjo gjë do të ndodhte, sepse ka rënë numri i gjyqtarve nga lufta antikorrupsion dhe ONM-ja, të cilat kanë eleminuar shumë gjyqtar dhe do të ndodhte një rrudhje e tillë dhe kjo rrudhje erdhi, kur ka mangësi gjyqtarësh natyrisht bëhen këto. Apeli në Tiranë ka qenë edhe Anglia në Londër e ka dhe ka shumë shtete të tjera, të cilat Apelin në një vend e kanë dhe jo të shpërndarë. Nuk e shoh se ka ndonjë pengesë edhe për qytetarët sepse ata që e kanë studiuar dhe e kanë marr si vendim e kanë parë si domosdoshmëri. Mund edhe të ketë pak vështirësi për qyteraët, por jemi në reformën në drejtësi dhe po kërkojmë që të vendosim drejtësi në Shqipëri dhe një sakrificë të vogël do ta bëjmë.
-Si e shihni “Open Balkan” dhe faktin që Kosova nuk ka pranuar që të bëhet pjesë e kësaj marrëveshje?
Kosova nuk e ka pranuar që të jetë pjesë e “Open Balkan”. Rama ja ka bërë të gjitha ofertat dhe ata nuk kanë pranuar. Por, a duhet që të shkojë Kosova në “Open Balkan”, apo duhet që të bëhet pjesë e “Open Balkan”, mendoj se jo sepse nuk ka marrëdhenie diplomatike me Serbinë dhe kjo e funit nuk e njeh si shtet dhe fakti që Serbia nuk e njeh si shtet mendoj se s’ka se si të marr pjesë.
-Sa i përket luftës në Ukrainë, si e shihni ecurinë e saj?
Lufta në Ukrainë po rezulton në favor të çështjes shqiptare, sepse Rusia po dobësohet shumë dhe iku miti i një fuqie të madhe, pasi Rusia dhe Beogradi janë kundërshtarët tanë shekullor. Më vjen mirë që Ukraina që po reziston dhe mendoj se do rezistojë deri në fund, Putini do eliminohet dhe thuhet se Rusia mund të shkoj drejt shpërbërjes për të formuar 2 ose 3 shtete të tjera brenda vetës së vet. /sot