Pas marrëveshjes me Banijay Rights, Artmotion dhe KlanKosova do të sjellë edicionin ‘Big Brother VIP’ për herë të parë në Kosovë, në sezonin e ardhshëm televiziv.

Puna ka nisur dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë, sipas lajmi.net. Endi nuk ka emra konkret rreth pjesëmarrësve por pritet të ketë personazhe VIP nga Shqipëria dhe Kosova.

Deri më sot, formati “Big Brother” është realizuar në më shumë se 60 versione, me mbi 34,000 episode, 8,500 banorë të përfshirë në format.

Në Shqipëri janë realizuar 9 edicione të formatit klasik dhe një në versionin VIP. Është paralajmëruar se edicioni i dytë VIP do nisë në dhjetor.