Kylian Mbappe mbetet një kujtim i hidhur, nuk arritën ta transferonin në Madrid, por presidenti Florentino Perez nuk del duar bosh, vë në jetë një transferim 100 mln euro.

Tashmë është zyrtare, Tchouameni vishet me të bardha. Me anë të një komunikate për mediat, klubi i Real Madrid ka bërë të ditur arritjen e marrëveshjes me Monako për transferimin e talentit francez.

Real-Tchouameni kanë firmosur një kontratë 5-vjeçare, ndërsa prezantimi i tij do të bëhet të martën e ardhshme. Kosto totale e këtij operacioni shkon në 100 milionë euro, 80 kesh plus 20 të tjera në formë bonusesh.