Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç ka zhvilluar këtë të mërkurë një vizitë në Serbi.
Abazoviç është pritur para pallatit të Serbisë me një batalion të rreshtuar të Gardës, nga kryeministrja serbe Ana Brnabiç.
Fillimisht Abazovic është pritur më parë në aeroportin e Beogradit “Nikola Tesla” nga ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviç.
Më herët Abazoviç është shprehur se dy vendet duhet të punojnë së bashku për të përmirësuar më tej marrëdhëniet mes vendeve.
Temat kryesore në këtë vizitë do të lidhjet ekonomike, infrastrukturore, si dhe bashkëpunimi praktik.