Ditën e sotme, deputeti i PD, Dashnor Sula ka shkuar në Kuvend me një shportë me ushqimet bazë, si makaronat, vaji, mielli, qumështi.

 

Sula deklaron se nuk e bën për politikë por ai ka deklaruar gjithashtu se do t’i bashkohet Sali Berishës në protestë.

Dashnor Sula: Jo vetëm këto produkte të shportës, të llogarisësh edhe perimet me të cilat do të gatuash përditë pa u bërë fjale për mish, çmimet janë shumë të larta.

 

Unë kam ardhur sot në shenjë proteste sepse sapo hy këtu në ambientet e kuvendit hasesh me punonjësit e gardës apo ju gazetarët që nuk i përballoni dot këto çmime.

 

Nuk e bëj për politikë por kam ndjeshmëri për këtë. I bëj thirrje qeverisë që ti japë ndihme familjeve në nevojë. Është situatë katastrofike. Protesta e djeshme ishte legjitime, të gjithë kemi detyrë të bëjmë aq sa kemi në dorë për të kërkuar ule të çmimeve e të ndihmojmë njëri tjetrin se[se qeveria e ka në dorë aq gjë. Maqedonia e veriut e ka zeruar TVSH për produktet e shportës.

Opozita ka përgjegjësinë e saj por jam i bindur që përgjegjësinë kryesore e ka qeveria.

Do i bashkoheni protestës së Berishës për çmimet?

Pa diskutim. Unë i bashkohem çdo lloj proteste për uljen e çmimeve dhe naftës.