I dërguari i BE për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak do të qëndrojë për një vizitë treditore në Beograd.

Gjatë kësaj vizite treditore (29 qershor-1 korrik), Lajçak do të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kryetarin e parlamentit serb Ivica Daçiç si edhe me liderë të opozitës parlamentare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Serbi.

Kujtojmë se Lajçak ka mbërritur ditën e djeshme në Kosovë, ku edhe është takuar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, ku edhe kanë bashkëbiseduar për dialogun.