Nëse ju kanë tradhtuar, mund të jeni duke përjetuar një vorbull emocionesh. Ju mund të ndiheni të shkatërruara një moment dhe të zemëruara në një moment tjetër. Një zemër e thyer mund të çojë në konfuzion, ankth dhe dyshime të mëdha.

Por si ta përballoni tradhtinë?

Eksperti Robert Weiss na udhëzon këto strategji:

1. Punoni me ndjenjat tuaja

Ka të ngjarë të përjetoni emocione të ndryshme ndërsa përpunoni atë që ndodhi. “Në përgjithësi, përballimi i tradhtisë ndjek fazat e zakonshme të pikëllimit: shoku/mohimi; zemërimi/sfidimi; depresioni, pendimi dhe pranimi”, shpjegon Weiss. Në vend që të shtypni emocionet tuaja, punoni përmes tyre. Të pajtohesh me atë që ndodhi është pjesë përbërëse e procesit të shërimit.

2. Mos e fajësoni veten

Është shumë e lehtë të fajësosh veten për atë që ndodhi, por nuk je përgjegjëse për veprimet e partnerit. Ndërsa disa vetë-reflektime mund të jenë të dobishme për rritjen tuaj personale, kalimi në vetëkritikë të ashpër dhe vetëfajësim të tepruar në fakt vonon procesin e shërimit.

3. Mos jetoni në të kaluarën

Përpiquni të mos mendoni më për të. Largojeni mendjen tuaj nga ai duke u marrë me aktivitete apo punë të ndryshme. Të jetosh në të kaluarën nuk do t’ju ndihmojë aspak për ta kaluar këtë fazë.

4. Kujdesuni për veten

Kur keni të bëni me diçka që ju ndryshon jetën si tradhtia, ky lloj lajmi mund t’ju dëmtojë emocionalisht dhe fizikisht.

Por ju duhet ta duani veten tuaj në këtë moment mjaft të vështirë. Duhet të kujdeseni për veten tuaj, mos e harroni!

5. Mos kini frikë të kërkoni ndihmë

Nëse dëshironi të kapërceni faktin se ju kanë tradhtuar, mos kini frikë të mbështeteni tek ata që ju rrethojnë për mbështetje. Të tradhtuarit nga partneri juaj mund t’ju bëjë të ndiheni të izoluar dhe të vetmuara. Megjithatë, do të ishte më mirë nëse nuk do të kishit frikë t’u drejtoheni miqve dhe familjes pasi njerëzit e afërt do t’ju dëgjojnë, këshillojnë dhe mbështesin juve.

Mund të gjeni dhe një terapist, thjesht mos kini frikë dhe turp.