Policia ka konstatuar gjatë kontrollit me dron, një sasi prej 560 bimësh narkotike të dyshuara cannabis sativa në Luarzë, Shkodër, Velipojë.

Operacioni policor i koduar “Luarzë” bëri të mundur arrestimin në flagrancë të 24-vjeçarit me iniciale B. H., banues në Shkodër.

Në kërkim është shpallur 27-vjeçari me iniciale R. B., i cili dyshohet të jetë bashkëpunëtori i tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.