Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë kërkon konfiskimin e pasurive të shtetasit F.A.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka përfunduar hetimet e procedimit pasuror nr. 3, të vitit 2021, dhe bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka dërguar në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnjë kërkesën për konfiskimin e pasurive të shtetasit F.A., i dënuar në shtetin italian për kryerjen e veprave penale “Favorizim e shfrytëzim prostitucioni”, etj.

Ky procedim pasuror ka filluar mbi bazën e materialeve referuese të dërguara nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe verifikimeve të tjera të kryera ndaj shtetasit F.A. dhe afërmve të tij.
Më konkretisht, është kërkuar konfiskimi dhe kalimi në pronësi të shtetit të shtatë pasurive të paluajtshme të shtetasit F.A. si më poshtë:
1. Pasuria Nr.221314-N13, z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 27.03 m2 e llojit “njësi shërbimi”;
2. Pasuria Nr.22/314-N14. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 184.11 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
3. Pasuria Nr.22/314-N15, zk.8571, Lushnje, me sipërfaqe 54.9 m2, e llojit “njësi shërbimi”;
4. Pasuria Nr.221314-G. z.k.8571, Lushnje, me sipërfaqe 107.95 m2, e llojit “garazhd”;
5. Pasuria Nr. 18/199+2-89, Lushnje, me sipërfaqe 130.58 m2, e llojit “apartament”;
6. Lokal shërbimi me sipërfaqe 64,8 m2;
7. Apartament me nr. 3, kati IV, kuota 18.63, me sipërfaqe 78,49m2;

PROKURORIA LUSHNJË