Pas idealizmit të marrëdhënies së tyre, ndarja e Shakirës me Piken shkaktoi në zhurmë të madhe në rrjet.

Ish-çifti kishin mbi 11 vite së bashku, ndonëse nuk ishin martuar kurrë. Këngëtarja dhe futbollisti janë prindër të dy fëmijëve gjithashtu, Milan dhe Sashës.

Ndonëse ato nuk janë celebruar zyrtarisht, dyshja gjatë lidhjes së tyre kanë blerë pasuri të përbashkëta.

Sipas “Infomalia” mësohet se si Shakira edhe Pike kanë punësuar juristë të specializuar për të nisur procedurën e ndarjes së milionave.

Nga të dhënat e siguruara nga “Celebrity Net Worth”, këngëtarja gjatë karrierës së saj ka grumbulluar një pasuri prej më shumë se 300 milionë dollarë. Nga ana tjetër në shifra më të ulta se ish-partnerja e tij, Pique numëron një pasuri prej 80 milionë dollarësh.

Përpos pasurisë vetjake, ish-çifti zotëron edhe pasuri të përbashkët. Në kohën kur ishin bashkë, ata blenë dy prona. Njëra, e blerë në vitin 2012, ndodhet në Esplugues de Llobregat dhe ka një çmim prej 4,800,000 dollarë. Më pas, në vitin 2015, ata blenë një tjetër pronë pranë Camp Nou me vlerë 5.3 milionë dollarë.

Ju kujtojmë që çifti e nisën romancën e tyre në vitin 2010, në të njëjtën kohë kur Spanja fitoi Kupën e Botës në Afrikën e Jugut, madje futbollisti u shfaq në një video të këngës së saj “Waka Waka”.