Dybala u largua nga Juventusi, teksa shumë shpejt pritet të bëjë publik emrin e skuadrës ku do ta shikojmë nga sezoni i ardhshëm. Pas fitores së Argjentinës në “Finalissima”, sulmuesi dha një intervistë për mediet, teksa u pyet pikërisht për këtë temë.Një alternativë e mirë mbetet Interi dhe gjasat që të kalojë në Milano janë të mëdha.
“Ndihem mirë në Itali, kam 10 vite këtu tashmë. Mund të provoj edhe kampionate të tjera, por ndihem mirë në Itali. Për momentin jam i përqendruar vetëm te skuadra kombëtare.Jam i qetë dhe duhet të mendoj me qetësi të ardhmen time. Nuk kam vendosur akoma, po punon agjenti im për këtë, unë duhet të mendoj për Argjentinën” – tha ai.