Fiona, vajza e ish presidentit Bujar Nishani i cili u nda nga jeta më 28 maj ka postuar një foto nga fëmijëria, ku shfaqet në shpatullat e të atit.
“Ende nuk mbushem me frymë”, ka shkruar Fiona përmbi fotos.
Nishani humbi jetën në një spital në Gjermani, ku ishte dërguar para një muaji për përkujdesje intensive pas rëndimit të gjendjes së tij shëndetësore. Ish-presidenti po ashtu vuante nga një sëmundje auto-imune. Nishani la pas bashkëshorten dhe dy fëmijët, djalin dhe vajzën.