Milva Ekonomi, ministre e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet, tha se “sfida jonë e përbashkët është lufta kundër korrupsionit, mes të tjerash duke zhvilluar digjitalizimin dhe duke bërë administratën tonë sa më transparente”.
Në prezantimin e rezultateve të konferencës 3-ditore ku mes paneleve të shumta u diskutua për tema me rëndësi si antikorrupsioni, reforma në drejtësi, digjitalizimi në sektorin e biznesit, rritja e transparencës dhe efektivitetit të administratës, Ekonomi falenderoj autorët e përgatitjes së raportit të parë antikorrupsion.
“Nuk duhet të harrojmë që beteja kundër korrupsionit është e lidhur ngushtësisht edhe me funksionimin e mirë të sistemit të drejtësisë”, tha Ekonomi.
“Të gjithë jemi të barabartë përpara ligjit dhe të gjithë protagonistë në luftën kundër korrupsionit”, vuri në dukje ministrja, njëherazi dhe organizatore e Konferencë së parë Kombëtare Antikorrupsion, që u zhvillua në Tiranë nga data 13-15 qershor.
Ekonomi tha se , “thelbi i kësaj konference qëndron në faktin e informimit të asaj, se çfarë po ndodh në administratën publike, në transformimin e saj përmes procesit të digjitalizimit që lehtëson marrjen e shërbime publike për qytetarin dhe biznesin”.
“Kemi transformuar administratën qendrore por kemi një punë shumë të madhe për të transformuar edhe administratën vendore. Revolucioni digjital në të gjitha nivelit, sfida jonë për luftuar korrupsionin dhe përmirësuar shërbimet nga qytetarëve”, u shpreh Ekonomi.