Jemi mësuar të dëgjojmë rrëfime të pafundme të fansave për këngëtarët ose artistët e tyre të preferuar. Kësaj radhe ka qenë reperi shqiptar Getinjo, i cili ka habitur me një postim në Instastory.
Ai ka treguar mesazhin që ia ka dërguan një fanse e zjarrtë e tij, teksa tregon simpatinë që ka për të. Nuk mbaron me kaq pasi ajo është nënë e dy vajzave dhe njërës prej tyre ia ka vendosur emrin Getinja në nder të reperit.
Getinjo e ka shoqëruar këtë postim me një emoji, duke treguar habinë dhe emocionet e mëdha. Reperi është shumë i pëlqyer nga publiku dhe ka një numër të lartë ndjekësish në rrjete sociale, ku numërohen mbi 626 mijë.