Pas ndarjes nga Rudina Dembacaj, Aleksandër Varfaj prej kohësh po shijon lidhjen e re me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën e cila quhet Moza Preza. Një postim i bërë së fundmi në Instagram ka marrë vëmendje dhe po aludohet se Aleksi është fejuar.
Krah fotos ai ka shkruar datën “22.06.2022”, duke nxitur dyshime se mund të jetë fejuar. Në foton në fjalë ai shihet duke pozuar krah të dashurës teksa konsumojnë nga një gotë verë. Ndërkohë të shumtë janë komentuesit që i urojnë.
Aleksandri nuk ka reaguar por me siguri, diçka fshihet pas datës 22 qershor 2022.