Tajlanda zbuti ligjet e saj për kanabisin të enjten ,e tashmë përdoruesit mund edhe ta kultivojnë bimën, megjithëse sipas udhëzimeve të reja të komplikuara.

Ndryshimi vjen pas legalizimit historik të kanabisit mjekësor në Tajlandë në vitin 2018, hapi i parë i tillë nga një vend në Azinë Juglindore ku ligjet kundër drogës janë tejet të ashpra.

Tashmë në Bangkok po bëhet festë:

“Jam shumë i lumtur që kam lindur në brezin që kanabisi legalizohet”, tha Joe.

“Njerëzi gatuajnë me kanabis, bëjnë ilaçe me të. Pra, të kesh këtë bimë vendase në duar është thjesht e mahnitshme”, tha Arun.

Tajlanda ka mbajtur më parë një qëndrim të ashpër ndaj drogës, ku personat që kapeshin me kanabis përballen me deri në 10 vjet burg dhe një gjobë të madhe. Ndërsa posedimi dhe shitja e kanabisit tani janë të ligjshme, por pirja e substancës narkotike jashtë shtëpisë nuk lejohet.

Shkelësit potencialisht mund të gjobiten me 780 dollarë dhe të përballen me tre muaj burg. Po ashtu dhe ekstraktet e kanabisit me më shumë se 0.2 përqind përqendrim të tetrahidrokanabinolit (THC), mbeten të paligjshme.