Pak ditë më parë Nënë Liza e Lagjes “5 maji” në Tiranë deklaroi se nuk është takuar me asnjë zyrtar të Bashkisë së Tiranës. Por sikurse mund të shihni dhe nga kjo foto, Nënë Liza nuk është treguar edhe aq e sinqertë. Në foton që po qarkullon në rrjete sociale, Nënë Liza shfaqet në krah të Kreut të Inspektoriatit Ndërtimor Tiranë, Mariglen Qato.
Aktualisht, lagjja e re “5 maji” në kryeqytet ka filluar të marrë formën e plotë. Qindra familje të prekura nga tërmeti dhe ato nga procesi I rindërtimit që janë shpronësuar do të futen në banesat e reja shumë herë më të sigurta dhe më të mira. Një prej tyre është dhe Nënë Liza e cila ka pasur një banesë pa leje, ndërsa pritet që shumë shpejt të futet në shtëpinë e re bashkë me familjen e saj.