Moderatorja Megi Pojani dhe futbollisti i Kombëtares shqiptare Endri Çekiçi raportohet se po i kalojnë së bashku në ishujt ekzotikë të Afrikës Lindore.
Pasi hodhën foto nga i njëjti lokal, e njëjta tavolinë dhe në të njëjtën orë, tani i ka “tradhtuar” një tjetër detaj ku kanë dalë zbuluar se janë bashkë.
Ata postojnë me dhjetra foto në ditë në rrjetet sociale, por tek disa foto të mesfushorit fansat kanë vënë re një detaj interesant.
Endri Çekiçi shfaqet me syze dielli, por fansat kanë vënë re se në to reflekton Megi Pojani e cila ndodhet përballë tij duke i bërë foto.
“I qaka fotot Megi”, “Megin ma puth fort”, “Megi tek syzet”, “Megit i pengon dielli shihet tek syzat e tua”- janë disa nga komentet e ndjekësve.
Çekiçi aktualisht luan për Konyaspor në Turqi, por mesa duket tani është në një romancë të re me moderatoren dhe aktoren simpatike.