Mbrëmjen e sotme do të luhet në “Air Albania” ndeshja Shqipëri-Izrael, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kontrollet në qytet janë shtuar, për shmangien e çdo incidenti të mundshëm në qytet, siç ndodhi në rastin e finales Romë-Feyenord.
Forca të shumta policore dhe të forcave të RENEA-s janë në qytet për të mbajtur në kontroll situatën, siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme.
Ndërkohë është zbuluar edhe formacioni i lojtarëve që do të ndeshen sot me Izraelin.
Në portë sërish do ë jetë Etrit Berisha, ndërkohë që në mbrojtje ndryshimi i vetëm mendohet të jetë Veseli i cili do të zërë vendin e Kumbullës.
Balliu dhe Hysaj do të pozicionohen në krahë, ndërsa në qendër të mesfushës do të jenë, Bajrami-Asllani, që do të shoqërojnë Amir Abrashin.
Ndërkohë, në sulm trajneri italian ka menduar që të rikthejë Armando Brojën dhe Myrto Uzunin.