Jemi mësuar ta shikojmë provokuese, sensuale, teksa në daljet e saj publike nuk i kursen edhe batutat pikante. Por atëherë kur nuk e prisnim, publiku njohu një tjetër Megi. Atë romantike që shijon pushimet ekzotike me të dashurin e saj.
Së fundmi, Pojani ka fluturuar drejt ishujve të Afrikës Lindore duke kaluar disa ditë relaksi dhe duket se nuk është vetëm. Në postimet e fundit në “Instagram”-in e saj, bukuroshja shihet se ka kaluar një darkë mjaft të këndshme.
Mirëpo, ajo çka ra më së shumti në sy ishin edhe postimet e futbollistit të njohur të kombëtares, Endri Çekiçi.
Në fotot e publikuara duket qartë që dyshja ndodhen së bashku pasi ambienti dhe tavolina në imazhet e tyre janë identike.
Çekiçi aktualisht luan për Konyaspor në Turqi dhe mund ta radhisim te futbollistët që jo shumë shpesh i shikojmë në faqet e mediave rozë. Megjithatë, Endri ia ka dalë që t’i rrëmbejë zemrën vajzës seksi të ekraneve tona.
foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234567891011121314151617181920PreviousNext
Nga ato çfarë mundëm të mësojmë për këtë çift, është fakti se dy të rinjtë kanë vetëm pak kohë që njihen dhe ky është udhëtimi i tyre i parë si çift. Megi dhe futbollisti kanë zgjedhur pikërisht destinacionin e largët për të festuar këtë raport të ri që kanë nisur.
Ndonëse në distancë, lidhja mes tyre duket se i kaloi sfidat e fillimit, duke çuar në një verë të nxehtë që me gjasa do të vijojë edhe në muajt e tjerë. Nëse bëjmë një kërkim të thjeshtë në internet, do të shikojmë që Endri është më i vogël në moshë se Megi.
Aktorja është dy vite më e madhe se futbollisti i Kombëtares. Me sa duket, edhe në këtë rast vlen shprehja që “dashuria nuk njeh moshë”.
Ndërkohë, vetëm pak javë më parë, Megi ishte e ftuar në “Më lër të flas”. Në një nga daljet e saj të rralla publike, ajo foli për projektet e së ardhmes, por nuk la pa komentuar edhe pozat e saj sensuale dhe deklaratat e forta që shpesh bën në rrjetet sociale.
Gjatë emisionit, Megit iu bë pyetja se a do të ishte pjesë e sezonit të dytë të “Big Brother VIP”. Megi tha se nuk e ka të sigurt nëse do futet, sepse ka shumë frikë nga vetja. Pojani tha se edhe nëse do vendosë të marrë pjesë, do ta marrë vendimin në momentin e fundit, sepse është tip i pavendosur.
“E di ose nuk futem unë, sepse kam frikë nga vetja. Edhe nëse vendos të futem, do ta vendos sot për nesër sepse jam shumë e pavendosur”, tha Megi.
Më tej ajo u shpreh se është natyrë provokuese dhe se i pëlqen të flirtojë, madje tha se nëse nuk do ta kishte kushëri, do të flirtonte edhe me kushëririn e saj, pasi është shumë simpatik.