Policia e Tiranës ka nisur procedimin në lidhje me një shtetas, i cili akuzohet për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet M. H. Në adresë të këtij shtetasi, ka ardhur me postë, në Rinas, një pako postare me 3991 karta SIM angleze.
“Njësia “C” për Hetimin e Krimit Kompjuterik, më datë 09.06.2022, ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. H., për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Shitja e paautorizuar e kartave SIM”, pasi në adresë të këtij shtetasi, ka ardhur me postë, në Rinas, një pako postare me 3991 karta SIM angleze.”, thuhet në njoftimin e policisë.