Një sipërfaqe toke mori flakë në fshatin Jagodinë të Roskovecit, pasi shtetasi V. L., banues në Durrës, ndezi zjarr për djegien e barërave në tokën e tij por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet.
Situata doli jashtë kontrollit dhe u dogjën sipërfaqe të tjera toke me përhapjen e shpejtë të zjarrit, për pasojë u procedua penalisht autori.
Sipërfaqja e djegur ishte mbjellur me prodhime bujqësore dhe disa koshere bletësh në pronësi të shtetasve L. R., S. Ç. dhe N. K.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.