E ardhmja e James Rodriguez do të jetë në Brazil. Sipas mediave nga Katari, Al Rayyan, klubi që zotëron kartonin e futbollistit, ka rënë dakord me Botafogon për transferimin.
Brazilianët do paguajnë 5 milionë dollarë dhe gjithçka duket në rrugën e mbarë. Marrëveshja mes dy klubeve është arritur dhe shumë shpejt pritet të përfundojnë edhe negociatat me futbollistin kolumbian të mesit të fushës.
30 vjeçari James njihet botërisht për eksperiencat e tij në skuadra të mëdha si Bayern Munchen dhe Real Madrid. Në CV e tij është edhe Porto, Monaco dhe Everton.