Avokati Spartak Ngjela ka folur lidhur me situatën aktuale dhe me atë se çfarë pritet të ndodhë nëse Rusia dobësohet akoma më shumë dhe kapitullon.
Ngjela tha se në rast të dekadencës së Rusisë, Shqipëria do të fitonte shumë sepse ofrohej mundësia e bashkimit kombëtar, i cili më pas varet nga aftësia e Ramës dhe Kurtit për ta realizuar.
“Do jemi përballë nje eventi të madh. Po Shqipëria, çfarë fiton? Fiton shumë, sepse e gjithë kriza jona ka ardhur nga segmenti Moskë Beograd. Ne tani jemi në një situatë tjetër dhe dekadenca e Rusisë, sigurisht që do na çojë drejt bashkimit kombëtar.
Bashkimi Kombëtar vjen brenda koshiencës tonë dhe dëshirës tonë. Po flasim për mundësinë. Por mos ta harrojmë se në historinë tonë kemi humbur shumë mundësi. Por mundësia do na jepet, varet sesa i aftë do jetë Rama po ashtu dhe Kurti”– u shpreh Ngjela.