“Zonja e Vjetër” kërkon të lë pas krahëve sezonin e fundit ku dolën “duar bosh”, po punojnë me intensitet të plotë për ti vendosur në dispozicion trajnerit Allegrit elementët që ai kërkon. Një nga emrat që qarkullon prej kohësh në Torino është Nicolo Zaniolo, vetë lojtari i pyetur se a e sheh veten si zëvendësuesin e Dybala-s la gjithçka të hapur: “Ai është një lojtar fantastik, të shohim. Jeta është e paparashikueshme, unë vijoj të stërvitem dhe mbetem në pritje. Milan? Më vjen mirë për Ibrahuimovic që fitoi titullin”, theksoi ndër të tjera Zaniolo.
Në lidhje me merkaton në hyrje, Juve me sa duket nuk është dorëzuar ende në lidhje me Di Maria-n. Sipas Sky Sport, bardhezinjtë i kanë ofruar argjentinasit një kontratë 1-vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Vendimi pritet të merret brenda 24-48 orëve.
Së fundmi në Torino po lakohet edhe emri i Edin Dzeko, pasi Allegri kërkon një zëvendësues për Vlahovic. Nëse Dzeko largohet nga Inter, Juve pritet të paraqitet me një ofertë konkrete.
Në lidhje me merkaton në dalje, emri i vetëm që shqetëson është Matthijs De Ligt. Nëse holandezi refuzon rinovimin atëherë mund të largohet, por jo pa marrë fillimisht 100 milionë euro.